Top Channel ka siguruar pamjet e aksidentit të frikshëm që ndodhi pasditen e sotëm në Milot -Rrëshen. Aty duket se si një automjet është përfshirë nga flakët duke e mbuluar të gjithë zonën me tym. Për pasojë ka ndërruar jetë fëmija 3 vjeç që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe mbajtësja ku qëndronte ka përfunduar në rrugë për shkak të përplasjes.