Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 35-vjeçar
09/06/2026 10:40
Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.