Në vetëm nëntë muaj në qytetin e Vlorës kanë ndodhur 7 aksidente këmbësorësh mbi vijat e bardha. Por të dhënat e policisë tregojnë se këto shifra janë më të ulëta se një vit më parë. Bledar Meta, Shefi i policisë Rrugore për Qarkun e Vlorës Në të gjitha rastet e aksidenteve mbi vijat e bardha, autorët janë ndaluar e proceduar sipas ligjit, por policia thotë se në këtë drejtim ka shtuar kontrollet, me synim kapjen e shkelësve që përbëjnë rrezik të lartë për sigurinë rrugore.