Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 11:30 në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”. Sipas të dhënave të para nga policia, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Pojskë. Në aksident është përfshirë një mjet me drejtues qw banonte në Korçë, dhe një automjet me targa të huaja, që drejtohej nga nje shtetas nga Maqedonia e Veriut.