Shpejtësia dhe një manovër e gabuar në rrugë dyshohet se i kanë marrë jetën një 22-vjeçari egjiptian në aksin Tapizë–Fushë-Krujë. Sipas policisë, aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e vonë të së enjtes, rreth orës 16:50, në Arameras, ku dy automjete u përplasën. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej mjeteve, që drejtohej nga një 18-vjeçar, ka humbur kontrollin, ka dalë nga korsia dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.