Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas të dhënave paraprake policore, shtetasi Hysen Balla, 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.