Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në rrugën Transballkanike në Vlorë. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja, një grua është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa makinat janë shkatërruar nga përplasja.