Top Channel/ Aksident në Vlorë! Nuk i bindet ndalimit të policisë dhe shkakton aksident zinxhir
14/03/2025 23:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia duke shkaktuar një aksident zinxhir. Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi. Në vendin e quajtur rrethi Çoles automjeti “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin Kelian Llakaj ka përplasur automjetin e markës Toyota, me drejtues shtetasin Redjon Skendo, më pas drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz” është larguar nga vendngjarja dhe ka goditur, në rrugën Gjergj Kastrioti në afërsi të vendit të quajtur Vola, automjetin e markës “Ford” me shtetasen Adelina Hysni Kasaj (Kosta) e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, punonjëse e I.E.V.P Vlorë. Drejtuesi i mjetit “Mercedes-Benz” është larguar sërish nga vendngjarja ku ka kaluar në drejtim të Zvërnecit, i janë vënë në ndjekje shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë ku pas 30 minuta ndjekje, ky drejtues ka aksidentuar motomjetin e Shigjetave si dhe Automjetin e Shqiponjave duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre. Nga kryerja e testit të alkoolit rezulton në gjendje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l.

Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46