Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Gjormë ku një automjet ka dalë nga rruga, dyshohet si pasojë e shpejtësisë së lartë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa makina ka përfunduar në kanal anës rrugës duke u përplasur me një bordurë betoni, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe është ndihmuar menjëherë. Ndërkohë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.