Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën Tiranë–Durrës. Sipas të dhënave paraprake, disa automjete janë përfshirë në përplasjen që ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe normalizimin e qarkullimit.