Tre persona, mes tyre edhe një grua, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja u regjistrua pranë fshatit Gajush, ku u përfshinë në përplasje tre automjete. Si pasojë e aksidentit, tre të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.