Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motor, me të cilin udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes, të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.