Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e Lungomares, Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. I plagosuri u dërgua menjëherë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore dhe policia njofton se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.