Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit ku janë përplasur dy automjete, një Audi A4 dhe një tip foristradë. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit