Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18-30 aksin Kuç–Kallarat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një prej pasagjerëve që udhëtonte në njërin prej automjeteve ka pësuar dëmtime në kokë. Sipas të dhënave paraprake, për shkak të frenimit të menjëhershëm, pasagjeri është përplasur me pjesën e përparme të xhamit të automjetit. Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e Himarës, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Himarës për të marrë ndihmën mjekësore.