Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të fshatit Ferm-Çlirim. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.