Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë. Dyshohet se shoferi nuk i ka ndaluar thirrjeve të patrullës së policisë për të ndaluar, e më pas ka shkaktuar aksidentin.