Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku si pasojë ka humbur jetën një 71-vjeçar. Hekuran Xhelo, ishte duke lëvizur me mjetin bujqësor tip zetor me rimorkio për të shkuar të punonte në tokat e tij. Në një pjesë të rrugën në dishezë, Xhelo ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës.