Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Shkozet. Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton për Top Channel se një automjet ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Lumturi Zoku, 64 vjeç, sipas dokumentit që i është gjetur viktimës. Si pasojë e goditjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës. Ndërkohë, në vendngjarja ka mbërritur autoambulanca dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.