Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë katër automjete. Nga përplasja raportohet për dëme materiale, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar situatën në aksin rrugor.