Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari Preng Ndreka, banues në Shënkoll.