Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë Rrethrrotullimit të Levanit. Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i “Audit”, shtetasi Dashmir Beca, 55 vjeç.