Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, në fshatin Mbyet, në vendin e quajtur “Çezma e Mbyetit”. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Benz, me drejtues E. Xh., dhe një Audi, me drejtues S. B. Në automjetin Audi udhëtonin edhe dy pasagjerë, të cilët, pas përplasjes, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.