Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik, ku një makinë është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe më pas është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa menjëherë pas aksidentit makina ka shpërthyer në flakë.