Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi, dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Një prej drejtuesve të mjeteve, drejtuesja e një automjeti tip Fiat, ka deklaruar se një automjet tip Benz po kryente një parakalim në korsinë në drejtim të Lushnjës.