Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.