Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” që në orët e para të mëngjesit. 33-vjeçari E. D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Fatkeqësisht nga aksidenti ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve.