Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë që ndodhi këtë të mërkurë në aksin rrugor Fier-Patos. Burimet për Top Channel, thanë se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Portez, ndërsa personi i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar radhë të gjata të automjeteve.