Një aksident ka ndodhur këtë paradite të së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat. Tre mjete janë përplasur mes tyre në një tentativë të gabuar në manovër parakalimi. Si pasojë dy mjete janë dëmtuar lehtë ndërsa një tjetër tip Skoda ka përfunduar i ngulur në barrierën e hekurt anësore nga krahu i drejtuesit të mjetit.