Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, në afërsi të vendit të quajtur Manastir. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja pati të plagosur. Menjëherë ka shkuar në vendngjarje ambulanca dhe shërbimet policore. Në urgjencën e Sarandës kanë shkuar dy të plagosur nga aksidenti. Ata janë dy të huaj, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeçe, shtetas spanjollë, që ndodhen në Sarandë për turizëm.