Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kune të Shëngjinit. Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se janë përplasur dy motorë, ku për pasojë dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është transportuar për në spitalin e Lezhës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.