Një aksident i rëndë ka ndodhur aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Një makinë është përplasur me një betoniere duke dalë nga rruga. Pasagjerja që ndodhej në automjetin tip Volkswagen ka marrë dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës.