Një person është aksidentuar në det, në një ngjarje të ndodhur këtë pasdite. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi. I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.