Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj. Si pasojë ka mbetur i plagosur vetëm drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.