Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin “Levan-Tepelenë”, plagosen nëna me dy vajzat dhe shoferi
10/08/2026 10:42
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Rromës.
Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave.