Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes. Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit.