Një automjet tip “Toyota Yaris” ka përfunduar brenda ambientit të një dyqani në rrugën “Shtraus”, në Lezhë. Sipas policisë automjeti drejtohej nga një femër, 28-vjeçarja E. B., e cila dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar brenda dyqanit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin e aksidentit, nuk ka patur kalimtarë në rrugë dhe pronari i dyqanit nuk ka qenë jashtë. Nga përplasja janë dëmtuar grila e dyqanit dhe një pjesë e murit të një furre buke.