Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh me motor. Sipas informacioneve paraprake, gjatë lëvizjes në rrugë, një kalë u ka dalë papritur përpara, duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin e motorit. Si pasojë, burri dhe gruaja janë rrëzuar dhe kanë pësuar lëndime.