Një aksident fatal është shënuar këtë pasdite në superstradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.