Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 01:00, automjeti i llojit "Audi", me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç, i cili dyshohet se udhëtonte me shpejtësi, ka goditur nga pas automjetin e llojit "Benz", të drejtuar nga shtetasi O. P., 26 vjeç.