Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku ka humbur jetën një 34-vjeçar me inicialet A.S. Sipas informacioneve paraprake, i riu po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, por 34-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.