Një aksident ka ndodhur sot përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, mjeti që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shoferi dhe 6 pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço (familjarë të shoferit) dhe shtetasit Marko dhe Xhesika Sojati. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku 5 prej tyre, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy, dhe bashkëshortja e tij, Matilda Muço, e cila ka pësuar dëmtime të rënda, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.