Pavarësisht se tragjedia ne sheshxhirimin e filmit “Rust”, ishte me të gjithë gjasat një aksident fatkeq, ndaj aktorit tashmë të dërrmuar psikologjikisht Alec Baldwin është ngritur një aktpadi. Duke menduar se në pistoletë kishte plumba të rremë, ai shtiu por fatkeqësisht la të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins, e plagosi lehte dhe regjisorin, Joel Souza.