Kreu i Partisë Demokratike, zhvilloi sot një bashkëbisedimi me të rinjtë e “Brain Gain” dhe FRPD-së, ku u ndal te Porti i Durrësit. Berisha tha gjatë fjalës së tij se ky projekt “po gllabërohet nga korrupsioni”. Sipas kryedemokratit Shqiptarët duhet të paguajnë 1.2 miliardë euro për të ndërtuar atë qe ai e quajti “një port kotec”.