Rruga që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës vijon të jetë e bllokuar, pas reshjeve të dendura të shiut. Rrugët me ujë vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve, të cilët si të vetmen zgjidhje, kanë gjetur kalimin përmes kangjellave të terminalit. Sikurse duket nga pamjet që na sjellë korrespondenti Dëfrim Karaj, banorët rrezikojnë jetën, duke u varur në kangjella.