Deputeti Erion Braçe, ka deklaruar në Kuvend se prodhuesit e birrave kanë bërë evazion fiskal, që të mos paguanin akcizën. Braçe komentoi deklaratat e deputetes demokrate Jorida Tabaku, e cila kërkoi që prodhuesit e birrës artizanale të paguajnë më pak akcizë dhe të mos trajtohen njësoj.