E themeluar me një vendim të Kryesisë në vitin 2017, Akademia e të Rinjve të Shqipërisë u bë një faktor shumë i rëndësishëm hapjeje ndaj studiuesve të rinj dhe ndërlidhjeje mes brezash. Akademia e të Rinjve, me punën e saj, u bë anëtare e Akademisë Globale të të Rinjve. Tashmë kjo akademi po ringrihet. Duke u pasuruar me nëntë antarë fitues, si dhe rikonfirmoi tre nga anëtarët e mëparshëm nën moshën 40 vjeç.