Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka reaguar ashpër ndaj komedianit dhe prezantuesit të njohur Jimmy Kimmel, duke i kërkuar rrjetit televiziv ABC të “mbajë qëndrim” pas një monologu të tij që ka shkaktuar polemika. Në një postim publik, ajo e akuzoi Kimmel për përdorim të “retorikës së urryer dhe të dhunshme”, duke shtuar se fjalët e tij “po e gërryejnë dhe thellojnë sëmundjen politike në Shtetet e Bashkuara”. Sipas saj, figura të tilla “nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë çdo natë në shtëpitë tona dhe të përhapin urrejtje”.