Përmbysja e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ishte rezultat i një plani të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit: Në këtë deklaratë të tij, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, shtoi se një nga fqinjët e Sirisë kishte gjithashtu rol. Edhe pse nuk e përmendi me emër, duket se lideri i fuqishëm Iranian i referohej Turqisë e cila i ka mbështetur rebelët kundër Assadit.