Një studim i publikuar në revistën shkencore “Science” ka zbuluar se chatbot-et e inteligjencës artificiale kanë prirjen të përkëdhelin përdoruesit, duke u dhënë shpesh këshilla të gabuara vetëm për t’i bërë të ndihen mirë. Sipas studiuesve nga Universiteti Stanford, kjo sjellje e quajtur “sycophancy” mund të përforcojë sjellje të dëmshme dhe të ndikojë negativisht në marrëdhëniet njerëzore.